Përpara se të takoheni me këshilltarin financiar, ju mund të keni disa pyetje lidhur me investimet. Lexoni materialet e mëposhtme për t’u përgatitur para takimit me këshilltarin, dhe për të mësuar më shumë rreth kërkesave tuaja në lidhje me investimin.
Çdo investitor ka objektivat e tij të investimit që varen nga kërkesa afatshkurtra apo afatgjata. Komunikimi i këtyre objektivave tek këshilltari financiar është hapi i parë i rëndësishëm.
Fillo duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve:
Këto janë pyetje të rëndësishme që reflektojnë mbi tolerancën për risk, e cila është një
karakteristikë personale që mund të jetë shumë e vështirë për t’u përcaktuar dhe mund
të ndryshojë gjatë kohës. Aftësia juaj për të përballuar risk: mosha juaj, pasuria juaj dhe
nevojat financiare. Të gjitha ndikojnë në përcaktimin e aftësisë për të përballuar riskun.
Kohëzgjatja e planit të investimit luan gjithashtu një rol themelor, sepse tregon se sa
likuiditet duhet mbajtur në portofol. Një plan investimi për pension karakterizohet
nga kohëzgjatje relativisht të lartë deri ne 30 vjet, e cila quhet faza e akumulimit. Gjithashtu
duhet konsideruar dhe periudha e pensionit që mesatarisht mund të shkojë deri në 20 vjet.
Përpara se të drejtoheni tek një këshilltar financiar, duhet të mendoni në lidhje me përgjigjet e pyetjeve më poshtë për të sqaruar qëllimin dhe preferencat tuaja:
Pse po kërkoj një këshilltar?
Çfarë kërkoj nga një këshilltar financiar?
Cili është objektivi i investimit?
Sa është/janë horizonti(tet) kohor(e) të planit të investimit?
Çfarë do të thotë “risk” për mua? Sa risk jam i gatshëm të ndërmarr?
Kur duhet të tërheq para?
Çfarë karakteristikash dhe kushtesh të tjera ndikojnë mbi investimin?
Çfarë komunikimi dua të ndërtoj me këshilltarin?
Invervista me këshilltarët financiarë është e domosdoshme. Kjo listë me pyetje do t’ju ndihmojë për të gjetur një këshilltar të kualifikuar që është i përkushtuar ndaj standarteve të etikës dhe profesionit.