Blog

FONDI I PENSIONIT PRIVAT

Pensioni Privat si pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve, është krijuar për faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të pensioneve nuk u sigurojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionit.

Misioni Ynë

Ruajtja e standardit të jetesës
gjatë moshës së pensionit!

Ne besojmë se ky mision lidhet ngushtë me atë çfarë njerëzit kërkojnë në të vërtetë. Dëshira e tyre është të kenë të njëjtën cilësi jete gjatë pensionit si faza përpara daljes në pension. Ne përpiqemi të barazojmë standardin e jetesës përpara dhe pas daljes në pension. Përveç manaxhimit të aseteve të fondit, ne ju ofrojmë anëtarëve këshillim financiaredukim dhe manaxhim risku.

Skema e fondeve private do jetë me “kontribute të përcaktuara”, ndërkohë që benefitet në formë pensioni nuk janë të paracaktuara apo të garantuara. Elementi kryesor i kësaj skeme është që risqet nga investimi janë përgjegjësi e vetme dhe e plotë e pjesmarrësve në fond.

Kontributet investohen dhe akumulojnë interesin e fituar nga asetet që ato investohen. Anëtarët përfitojnë shumën e akumuluar nga kontributet dhe interesat kur plotësojnë kushtet e përfitimit. Toleranca për risk është ndër elementet kryesorë që dallon një fond nga një tjetër.

ANËTARËSIMI NË FONDIN “CREDINS PENSION”

Skema Individuale:

Vetëm individi kontribuon në fondin e pensionit privat,
në masën dhe periudhën e dëshiruar.

Shkarkoni Dokumentin

Skema Profesionale:

Punëdhënësi ose punëdhënësi dhe punëmarrësi, derdhin kontribute
në fond në përfitim të punëmarrësve.

Shkarkoni Dokumentin
  • Kuotat në Fondin e Pensionit “Credins Pension” janë të emetuara në monedhën Lek;
  • Kontributet mund të kryhen në mënyrë periodike ose shuma të menjëhershme;
  • Tarifa e vetme administrimit të fondit është 2% në vit e vlerës neto të aseteve;
  • Komisionet dhe tarifat e tjera mbulohen nga Shoqëria Administruese.

✓ Për të shkarkuar Prospektin e Fondit të Pensionit “Credins Pension”  klikoni këtu.


✓ Permbledhje e Prospektit Fondi i Pensionit klikoni këtu


Për informacionin më të fundit mbi Fondin e Pensionit “Credins Pension”, referohuni tek:

Raporti Mujor, Dhjetor 2024

Raporti Mujor, Nentor 2024

Raporti Mujor, Tetor 2024

RAPORTET FINANCIARE PER FONDIN E PENSIONIT