Blog

Fondi i Pensionit “Credins Pension” vazhdon me rritje pavarësisht pandemisë!

Fondi i Pensionit “Credins Pension” vazhdon me rritje pavarësisht pandemisë!

Rovena Balla, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit në Credins Invest, në një intervistë të zhvilluar në Scan TV, flet për tregun e pensioneve vullnetare përgjatë vitit 2020. Pavarësisht situatës shkaktuar nga pandemia, numri i anëtarëve dhe vlerës neto të aseteve ka patur rritje. Anëtarët në fondet e pensionit kanë zgjedhur të qendrojnë të investuar dhe nuk janë luhatur nga situata, sepse kanë kuptuar që fondet e pensionit janë investime afatgjata të destinuara për moshën e pensionit. Viti 2020 ka qenë një vit i mirë për tregun e pensioneve vullnetare. Fondi i Pensionit Credins Pension përbëhet nga individë të cilët i përkasin skemave institucionale shtetërore, private dhe individuale. Ajo që ne synojmë të promovojmë dhe të mbrojmë është misioni ynë: “Ruajtja e standardit të jetës edhe në moshën e pensionit”.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin tonë në Youtube, ose mund ta lexoni në formë të shkruar në vijim:

  1. Si ka qenë në tërësi 2020 për sektorin e pensioneve private, ndërkohe që shifrat flasin për një rritje të ndjeshme paçka se më të ngadaltë se vitet e mëparshme.

Është e vështirë që me situatën aktuale, gjithsecili prej nesh të mos shqetësohet për të ardhmen e financave të tij. Janë pikërisht ditë të vështira si këto që po kalojmë, kur siguria dhe perspektiva për një të ardhme financiare më të mirë kërkon të jetë në majë të mendimeve tona.  Gjatë vitit 2020, numri i anëtarëve në skemat e pensionit eshte rreth 31 mijë individë nga 28 mijë gjatë vitit 2019.  Tregu i pensioneve vullnetare, në vitin që lamë pas, ka rezultuar me rritje ne vlerën 9.72% në numër anetarësh, dhe 23.8% në vlerë asetesh, pavarësisht pandemisë.

Anëtarët në fondet e pensionit, kanë zgjedhur të qendrojnë të investuar dhe nuk janë luhatur nga situata e krijuar si pasojë e pandemisë, pasi kanë kuptuar që fondet e pensionit janë investime afatgjata të destinuara për moshën e pensionit. Me pak fjalë, referuar dhe shifrave, mund të themi që viti 2020, ka qenë një vit i mirë për tregun e pensioneve vullnetare si ana e rritjes së numrit të anetarëve, por edhe në rritjen e vlerës së aseteve.

  1. Shifrat tregojnë një zgjerim të Credins Pension në vlerë asetesh, dhe rënie të lehtë të peshës, krahasuar me të tjerët në numër anëtarësh, nga 60% në 56%. A është e fokusuar kompania më shumë tek cilësia sesa tek sasia në drejtim të pensioneve private?

Me krenari themi që prej vitesh, Credins Pension vazhdon të renditet i pari në numër anëtarësh duke zotëruar 56% të tregut. Numri i operatorëve që operojnë për pensionet e vullnetare nga 3 operatorë në 2019, është shtuar në 4 gjatë vitit 2020.

Synimi ynë kryesor gjatë 2020, ka qenë të mbajmë aktivë klientët ekzistues në fond pensioni duke i orientuar në rritje të vlerës së kontributeve, bazuar në një analizë të të ardhurave të tyre, për të përfituar më tepër sot nga lehtësitë fiskale që ligji parashikon për fondet, si dhe për të siguruar më tepër të ardhura në moshën e pensionit.

Pra, ajo që në synojmë të promovojmë dhe të mbrojmë është misioni ynë “Ruajta e standardit të jetës edhe në moshën e pensionit”. Nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm të tregut dhe këshillimit financiar që ne ofrojmë, shifrat tregojnë që jemi në rrugë të mbarë.

  1. Mund të na thoni diçka me shumë për profilin demografik apo gjeografik të anëtarëve të fondit të pensionit vullnetar? (pra cilat grupmosha apo qarqe kanë me shumë interes, si duket tendenca?)

Anëtarët e fondit të pensionit Credins Pension janë të përqëndruar kryesisht në zonat urbane, ku vlen të permendim qytetet kryesore Tirane, Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier, Korçë, aty ku ekonomia ecën me ritëm më të shpejtë dhe mundësia për të investuar është më e lartë.

Krijimi i një plani investimi afatgjatë shpeshherë shihet me skepticizëm tek të rinjtë të cilëve mosha e pensionit ju duket shumë e largët. Ata sapo kanë dalë në tregun e punës, dhe kërkojnë një edukim të vazhdueshëm në mënyre që të binden për benefitet që ka kjo mënyrë investimi nëse e fillon që në moshë të re.  Grupmosha mesatare e anetareve te fondit Credins Pension eshte 35-45 vjeç, anëtarë të cilët kanë krijuar stabilitet financiar dhe kuptojnë në thelb produktin dhe përfitimet e tij.

  1. Anëtarët janë më shumë kontrata individuale apo kolektive?

Numri i anëtarëve të fondit të pensionit “Credins Pension” përbëhet nga individë të cilët i përkasin skemave institucionale shtetërore, skemave institucionale private dhe skemave individuale. Ne jemi krenarë që vazhdojmë të jemi zgjedhja e tyre ndër vite, duke numëruar sot mbi 19 000 anëtarë.

Portofoli i klientëve kryesisht është i përqendruar në klientë individuale, por nga viti në vit, kemi rritje në anëtarësimet nga skemat profesionale. Sot në Credins Invest, me krenari themi që menaxhojmë me përkushtim institucione me numër të konsiderueshëm punonjësish (> 500), të cilët janë përfshirë në skemën profesionale të fondit të pensionit vullnetar Credins Pension, duke anëtarësuar stafin e tyre dhe kontribuar për ta.

  1. Pse duhet të investojnë njerëzit në këto fonde? Çfarë përparësish ofrojnë krahasuar me instrumentet e tjerë të investimit?

Pensioni vullnetar është një pension suplementar që i shtohet pensionit shtetëror, pa e zëvendësuar atë. Ndryshe nga pensioni shtetëror, fondi i pensionit vullnetar ka lidhje të drejtpërdrejtë me kontributet që anëtari derdh në fond pensioni. Pra, nëse në pensionin shtetëror ne paguajmë për pensionistët e sotëm, në fondet e pensionit vullnetar ne paguajmë për llogari tonën, dhe në moshën e pensionit, apo 5 vite para saj, kemi mundësi të përfitojmë shumën e kontributeve të derdhura për veten tonë, plus vlerën e shtuar nga investimi.

Credins Pension ka filluar aktivitetin në 01.01.2012, këtu vlen të theksohet që, norma e kthimit nga investimi që nga themelimi, pra norma për 9 vite të marra së bashku ka rezultuar 51.66%. Sa më herët të filloje anëtarësimi në fondin e pensionit aq më të larta do të jenë përfitimet në pension.  Koncepti “kohë” është një element shumë i rëndësishëm i fondit të pensionit.

Përfitimi është i dyanshëm si në rastet e kontributeve individuale, kur anëtarët paguajnë për veten e tyre, ashtu edhe në rastet e kontributeve profesionale, kur punëdhënësi paguan për stafin e tij.

Avantazhet e individit nga anëtarësimi në fond:

  • Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi deri në një limit të caktuar.
  • Investimet në fond janë të përjashtuara nga taksa mbi interesin – avantazh kundrejt investimit ne produkte të tjera financiare!
  • Mundësia e pagesave periodike në formë pensioni duke fituar sërish interes për pjesën e
  • Depozitim i shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave dhe të
  • Automatizim i pagesave: pagesa mujore për kontribute vullnetare në skemën profesionale bëhet automatikisht nga punëdhënësi sipas kontratës së anëtarësimit në

Avantazhet e punëdhënësit nga anëtarësimi në fond:

  • Skemë benefitesh për punonjësit si pjesë e politikës së burimeve njerëzore.
  • Pagesa e tatim fitimit më të ulët: kontributet janë shpenzime të zbritshme të shoqërisë për efekt të llogaritjes së tatimit mbi
  • Incentivim për aplikantët e kualifikuar dhe ulje e “turnover” të punonjësve jashtë kompanisë.
  • Punëdhënësi përcakton në kontratë “vesting period”, koha për të cilën punëmarrësi duhet të punojë në kompani për të përfituar këtë investim të punëmarrësit, e cila është jo më shumë se 2

 

Dua ti drejtohem të gjithë atyre që e kanë menduar periudhën e pensionit, por akoma nuk janë anëtarësuar në një fond pensioni vullnetar, ne në Credins Invest mund tju ndihmojmë në prezantimin e mundësive për të projektuar siç duhet të ardhmen tuaj.