31 Gus Rëndësia e kohëzgjatjes kur çmimi i kuotës bie
Gabimi më i madh që investitorët mund të bëjnë kur çmimi i kuotës në fond bie, është që ata të mbyllin investimin duke shitur kuotat dhe duke qëndruar cash.
Përse ndodh kjo?
Pasi është praktikisht e pamundur të gjesh momentin perfekt apo të përshtatshëm për të dalë nga fondi dhe për të rihyrë në të ardhmen. Investitorët shpesh fokusohen në shitjen e kuotave dhe shumë pak mendojnë për momentin e rihyrjes në investim përsëri. Kjo është e gabuar. Të presësh për çmimin më të ulët të kuotës për të rihyrë në fond nuk është një strategji investimi. Nuk do të ketë asnjë shenjë të qartë në horizont që ta sinjalizojë këtë.
Të investosh nuk ka të bëjë me gjetjen e kohës së duhur për të hyrë apo për dalë nga tregu, por me kohëzgjatjen e qëndrimit në investim.
Është shumë e rëndësishme të qëndroni të investuar dhe të fokusuar në objektivat afatgjata!
______________
Investimi në fond nuk është i garantuar! Performanca e kaluar nuk është një udhëzues, premtim apo garanci për performancën e ardhshme dhe nuk duhet të jetë faktori i vetëm i shqyrtimit gjatë zgjedhjes së një produkti. Të gjitha investimet financiare përfshijnë një element risku. Prandaj, vlera e investimit tuaj dhe të ardhurat nga ajo do të ndryshojnë. Për informacion shtesë, jeni të ftuar të lexoni Prospektin e Fondit