Blog

 

Raporti Vjetor 2022

Raporti Vjetor 2022

Credins Invest publikon raportin përmbledhës per vitin 2022, i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjatë këtij viti.

Raporti paraqet një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2022, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit te Shoqërise si dhe misionin dhe sfidat për në vijim.

Pjesë nga fjala e Administratorit të Përgjithshëm:

…Viti 2022 është i pari vit ku fondet e Lekut të investuara kryesisht në tituj qeveritarë, ku bën pjesë edhe Fondi Credins Premium, rezultuan me normë neto vjetore negative.
Përgjigja imediate dhe e vazhdueshme nga ana e Credins Invest sh.a. ka qenë komunikimi i drejtpërdrejtë me investitorët, këshillimi i vazhdueshëm, publikimi i materialeve edukuese dhe raportimi me transparencë të plotë i performancës së fondit dhe masave të marra për menaxhimin e situatës. Objektivi ynë konsistent ka qenë që investitorët të mos humbin besimin në fondet e investimit dhe miradministrimin e tyre, por të kuptojnë që ngjarje të tilla janë pjesë e cikleve ekonomike dhe se me gjithë humbjet e përkohshme që gjenerojnë fondet, këto mbeten ndër produktet e domosdoshme për një shportë të diversifikuar të investitorit.

Për të lexuar fjalën e plotë, shfletoni raportin vjetor më poshtë: