18 Jan Raporte Mujore, Dhjetor 2022
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Dhjetor 2022 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.
E rëndësishme për klientët e fondit të investimit është të lexojnë seksionet “Ankandet e titujve qeveritarë dhe normat e interesit” dhe “Kthimin vjetor neto historik”, reflektuar në faqen e dytë dhe të tretë të raportit, ku do të mund të informoheni më tepër lidhur me rritjen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë disa herë përgjatë vitit 2022, ecurinë e normave të interesit të titujve, luhatshmërinë e fondit, parashikimet për kohëzgjatjen e inflacionit dhe alokimin e aseteve.
“Investitorët e Fondit të Investimit inkurajohen të jenë të duruar, të mos bëjnë disinvestime të ndikuara nga kushtet e pafavorshme të tregut dhe të kenë një qasje të orientuar në vlerën afatgjatë të investimeve të tyre.”
Fondi i Pensionit “Credins Pension”, përgjithësisht, nuk është ndikuar nga luhatjet e vazhdueshme të normave të interesit të obligacioneve qeveritare gjatë vitit 2022. Nisur nga natyra afatgjatë e fondit të pensionit, asetet mbahen kryesisht deri në maturim dhe për rrjedhojë çmimi i kuotës nuk pëson luhatje të konsiderueshme.
Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota: