23 Shk Publikimi i Dokumentit “Informacioni Kryesor për Investitorin”
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin dhe publikimin e Informacionit Kryesor për Investitorin (KIID) për Fondin e Investimit Credins Premium.
Në Informacionin Kryesor për Investitorin është kryer përditësimi i treguesve të fondit për vitin 2022, dokument të cilin mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare në rubrikën Dokumentacioni i Fondit të Investimit Crendins Premium.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest sh.a.
Datë 22.02.2023