28 Shk Njoftim për përditësimin e Informacionit Kryesor për Investitorin dhe Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Informacionit Kryesor për Investitorin (KIID) dhe Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”.
Ndryshimet në “Dokumenti me informacionin kryesor për Investitorin” (KIID):
- Në seksionin “Kostot dhe Tarifat e SIK” është përditësuar tarifa e vazhdueshme për vitin 2023.
- Në seksionin “Performanca e kaluar” është kryer përditësimi për vitin 2023.
Ndryshimet në Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”:
- Në seksionin “Të dhënat e Shoqërisë Administruese”, “Mbikëqyrja”, është përditësuar pjesa e fjalisë: “Ligjit nr. 76/2023, datë 21.09.2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”.
- Në seksionin “Fondet nën administrimin e shoqërisë Credins Invest sh.a.” janë kryer përditësimet për vitin 2023.
- Në seksionin “Të dhënat e përgjithshme të fondit/Fondi i Investimit “Credins Premium”:
- Janë përditësuar të dhënat për vitin 2023 në paragrafin 3, dhe në tabelën që tregon të dhënat historike të fondit;
- Në paragrafi 3 është përditësuar kohëzgjatja mesatare e modifikuar e portofolit të investimit (Modified Duration).
- Në seksionin “Trajtimi Fiskal” është përditësuar fjalia e dytë: “Taksimi i Fondit bazohet në Ligjin nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”.
Informacionin kryesor për Investitorin dhe Prospektin e plotë mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
Shkurt 2024