01 Kor Të dhënat e fondeve në një platformë të vetme!
Lançohet platforma online nga Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE, për publikimin e të dhënave për fondet e pensionit vullnetar dhe fondet e investimeve. Credins Invest sh.a. dhe shoqëritë e tjera administruese të fondeve, do të publikojnë të dhënat ditore në nje platformë të vetme, duke ofruar më tepër transparencë për klientin. Të dhënat ditore të fondeve që shoqëria Credins Invest administron mund të aksesohen tashmë çdo ditë jo vetëm në faqen tonë zyrtare, por edhe në faqen zyrtare të Bursës Shqiptare të Titujve.
Datë: 01/07/2020