12 Qer Përditësimi i të dhënave personale tatimore!
Të nderuar Investitorë,
Në kuadër të Ligjit nr. 4/2020 datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, Credins Invest është e angazhuar në përmbushjen e dispozitave të ligjit dhe ka detyrimin e raportimit të të dhënave të kërkuara për çdo klient, qoftë individ, person fizik apo shoqëri. Credins Invest, ashtu si bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare në Republikën e Shqipërisë, duhet të identifikojë rezidencën tatimore, numrin identifikues dhe informacione të tjera të klientëve për qëllime tatimore dhe ti raportojë pranë autoriteteve tatimore të Republikës së Shqipërisë. Ju duhet të paraqiteni fizikisht pranë zyrave Credins Invest sh.a., ose degëve të Bankës Credins, për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore.
Faleminderit,
Datë: 12/06/2020