Pension Check-Up

Pension Check-Up është një shërbim shtesë që ju ofrohet anëtarëve të fondeve të administruar nga “CREDINS INVEST” sh.a., Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a., nëpërmjet llogarisë së tyre online. Njesoj siç kontrollohen parametrat e shendetit ndermjet një Check-UP-i, ky aplikacion përpiqet te mbajë nën kontroll cilësinë e jetës së individëve gjatë fazës së pensionit.


Pension Check-up, është bazuar në menaxhimin e aseteve dhe e detyrimeve (“asset and liability management”), ku me detyrime kuptojmë pensionet mujore që merren gjate fazës së pensionit. Këtu qëndron dhe trajtimi jonë i vecantë, pasi shumica e skemave me kontribute të përcaktuara (dhe jo benefite/pension të përcaktuar) menaxhojnë fondet vetëm nga ana e aseteve dhe nuk fokusohen tek detyrimet.

Menaxhimi sipas aseteve dhe i detyrimeve është ndërtuar mbi supozimin se objektivi fazës së pensionit është ruajtja e cilësisë së jetës që individi ka patur gjatë fazës së akumulimit. Me cilësi jete kuptojmë thjeshtë shumën në Lek të shpenzimeve mujore. Pension Check-UP është ndërtuar me qëllimin për të patur kontroll mbi këtë objektiv,duke mundësuar kontrolle periodike të situatës së kursimeve dhe mundesisë së arritjes së shumës së dëshiruar për pension. Pra, procesi fillon me një objektiv: Të sigurojë shumën mujore në Lek të dëshiruar gjatë fazës së pensionit.

Veçoria e aplikacionit qëndron në konsiderimin e efektit të inflacionit, i cili “gërryen” pa u ndjerë çdo vit cilësinë tonë të jetesës. Rëndësia e tij bëhet shumë e rëndësishme, për shkak të kohës së gjatë që karakterizon planifikimin për pension.

Jemi përpjekur që këtë aplikacion ta bënim sa më të thjeshtë të ishte e mundur, por pa anashkaluar të dhënat kryesore, pasi optimizimi i cilësisë së jetës është një problem i vështirë financiar. Qëndrimi ynë për përdoruesit është i tillë: një ekonomist duhet të bëjë atë cfarë dinë të bëjnë ekonomistët, kurse kirurget, inxhinierët, arkitektët duhet të bëjnë atë që dinë më mirë të bëjnë në profesionin e tyre.

Arritja e një pensioni të qëndrushëm duhet të jetë përgjegjësi e profesionistëve që ndodhen në kompaninë tonë. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të dini mbi vecoritë e investimeve dhe të riskut. Për këto proleme duhet të adresohen tërësisht nga profesionistë të fushës. Pasi marrim të dhënat për anëtarët, ne kujdesemi që investimet të realizojnë objektivin për pension. Pension Check- UP mundësohet për anëtarët, nëpërmjet hyrjes në llogarinë on-line.


*Për të komunikuar me një nga këshilltarët tanë financiar klikoni këtu.

This post is also available in: English