Materiale Edukuese

Përpara se të takoheni me këshilltarin financiar, ju mund të keni disa pyetje rreth shërbimit të investimit. Lexoni artikujt e mëposhtëm për t’u përgatitur para takimit me këshilltarin dhe për të mësuar më shumë rreth kërkesave tuaja në lidhje me investimin.


Nga t’ia nisësh

Çdo investitor ka objektivat e tij të investimit që varen nga kërkesa afat-shkurtra apo afatgjata. Komunikimi i këtyre objektivave tek këshilltari financiar është hapi i parë i rëndësishëm.

Fillo duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve:

  • Cilat janë objektivat e mia të investimit?
  • Sa duhet të jetë rritja e kursimeve për të arritur këtë objektiv?
  • Si e përkufizoj unë riskun, dhe sa risk jam i gatshëm të ndërmarr?
  • Kur do të më duhet të tërheq paratë?
  • A ka kushte të tjera që ndikojnë mbi investimet, si transferimi i pasurisë apo konsiderime taksash?

Këto janë pyetje të rëndësishme që reflektojnë mbi tolerancën për risk, e cila është një karakteristikë personale që mund të jetë shumë e vështirë për t’u përcaktuar dhe mund të ndryshojë gjatë kohës. Aftësia juaj për të përballuar risk: mosha juaj, pasuria juaj dhe nevojat financiare, të gjitha ndikojnë në përcaktimin e aftësisë për të përballuar riskun.

Kohëzgjatja e planit të investimit luan gjithashtu një rol themelor, sepse tregon se sa likuiditet duhet mbajtur në portofol. Një plan investimi për pension karakterizohet nga kohëzgjatje relativisht të lartë deri ne 30 vjet e cila quhet faza e akumulimit. Gjithashtu duhet konsideruar dhe periudha e pensionit që mesatarisht mund të shkojë deri në 20 vjet.


Pyetje të Rëndësishme

Pyetje që duhet ti drejtoni vetes

Përpara se të drejtoheni tek një këshilltar financiar, duhet të mendoni në lidhje me përgjigjet e pyetjeve më poshtë për të sqaruar qëllimin dhe preferencat tuaja:

  • Pse po kërkoj një këshilltar?
  • Çfarë kërkoj nga një këshilltar financiar?
    1. Ekzekutim transaksionesh në blerje dhe shitje letrash me vlerë dhe monitorim portofoli?
    2. Menaxhim profesional dhe kontroll i plotë mbi investimet tuaja?
    3. Menaxhim i çdo lloj aseti dhe i çdo lloj nevoje financiare?
  • Cili është objektivi i investimit?
  • Sa është/janë horizonti(tet) kohor(e) të planit të investimit?
  • Çfarë do të thotë “risk” për mua? Sa risk jam i gatshëm të ndërmarr?
  • Kur duhet të tërheq para?
  • Çfarë karakteristikash dhe kushtesh të tjera ndikojnë mbi investimin?
    1. Transferim pasurie?
    2. Trajtimi dhe impakti i taksave?
    3. Nevojë periodike për tërheqje parash?
  • Çfare komunikimi dua të ndërtoj me këshilltarin?
    1. A do përmbusheshin nevojat e mia nëpërmjet raportimeve financiare, komunikimit me telefon, apo nëpërmjet takimeve?
    2. Kërkoj një këshilltar që punon në të njëjtin qytet, apo nuk përbën problem komunikimi në distancë?
Pyetjet që duhet ti drejtoni një Këshilltari Financiar

Invervista me këshilltarët financiarë është e domosdoshme. Kjo listë me pyetje do t’ju ndihmojë për të gjetur një këshilltar të kualifikuar që është i përkushtuar ndaj standarteve të etikës dhe profesionit.

  • Cili është edukimi?
  • Cilat janë kualifikimet profesionale?
  • Cila është historia e punësimit në biznesin e investimeve?
  • Sa klientë qarkullojnë në firmën ku punoni?
  • A jeni ju pjestar e një organizate profesioniste si Instituti CFA?
  • Çfarë shërbimesh ofroni? Planifikim për pension, planifikim investimi, taksë dhe kalim pasurie, sigurim, etj.
  • Cila është struktura e komisioneve?
    1. Komisionet janë mbi produktet/shërbimet që ofroni ju, apo
    2. Jeni ndërmjetës i ndonjë kompaniepër të cilën ju i referoni produktet/shërbimet?
  • A janë marrë ndaj jush masa disiplinore për sjellje kundra ligjeve apo kunder etikës profesionale gjatë karrierës?
  • Cila është qasja e proçesit të menaxhimit të investimeve?
  • Si do të më ndihmojë kjo qasje për të arritur objektivin(at) tim(të mia) të investimit?
    1. Cilët janë matësit e performancës?
    2. Cilat janë detyrimet dhe risqet e investimit që po më propozoni?
  • Si është historiku i performancës?
  • Sa shpesh do të komunikoni me mua?
  • Çfarë raportesh do të më dërgohen periodikisht?
Pyetjet që një këshilltar do t’ju bëjë juve?

Është detyra e këshilltarit të kuptojë objektivat tuaja të investimit, tolerancën për risk, kufizimet e investimeve dhe çdo nevoje tjetër. Kur të takoheni me një këshilltar, pyetjet që ai/ajo do ju bëjë tregojnë shumë në lidhje me qasjet që ai/ajo ka për proçesin e investimit dhe sesa i përkushtuar do të jetë me ju.
Këtu janë disa pyetje që mund të prisni nga një këshilltar financiar:

  • Cilat janë objektivat e investimit?
  • Çfarë nënkupton me “risk”?
  • Çfarë kushtesh profesionale dhe personale ndikojnë me situatën tuaj financiare?
  • Sa është rënia e vlerës së portofolit që mund të toleroni në një vit të caktuar?
  • Sa janë të ardhurat mujore dhe kursimet?
  • Si do të ndikonin humbjet në stilin tuaj të jetës?
  • Cili ështe horizonti kohor ku do të realizohet objektivi i investimit?
  • Sa është pjesa e aseteve që kërkon të menaxhohet?
  • Si është gjendja e taksave?
  • Punon me këshilltarë të tjerë, si kontabilistë të miratuar apo avokatë? A ke nevojë për këto shërbime?
  • A ke një strategji taksash apo legjislative që ndikon mbi investimet tuaja?
  • A mund të kordinohemi me këshilltarët tuaj të tjerë?
  • Sa komunikim kërkon?

Përzgjedhja e një Ofruesi Shërbimesh Investimi

Kush janë llojet e ofruesve të shërbimeve të investimit?

Për të zgjedhur këshilltarin më të përshtatshëm për ju, në fillim është e udhës të njiheni me llojet dhe karakteristikat e ofruesve të shërbimeve të investimit. Jo vetëm që ata ofrojnë shërbime kundrejt komisioneve të ndryshme por ata mund të rregullohen nga institucione të ndryshme dhe gjithashtu të kenë detyrime ligjore të ndryshme ndaj klientëve.

  • Brokeri ekzekuton blerjen apo shitjen e një letre me vlerë sipas urdhrit të klientit. Broker-at mund t’ju sigurojnë informacion, studime, dhe në disa raste rekomandime investimi. Broker at rregullohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (“AMF”).
  • Këshilltarët e Investimeve ofrojnë menaxhim profesional të bazuar në objektivat e klientit i cili kryesisht i jep autoritet të plotë këshilltarit për të ndërmarrë vendime investimi në emër të klientit. Këshilltarët e investimeve rregullohen nga “AMF”.
  • Planifikuesit Financiarë përveç këshillimeve që janë më të orientuara drejt investimeve si planifikimi për pension, zhvillojnë dhe implementojnë një plan gjithëpërfshirës ku mund të futen kërkesat për siguracion, planifikim kalimi pasurie dhe taksash. Planifikuesit Financiarë nuk rregullohen si planifikues dhe rregullimi i tyre varet nga shërbimet që ofrojnë.

*Për të komunikuar me një nga këshilltarët tanë financiar klikoni këtu.

This post is also available in: English