Organet Drejtuese

keshilli-min

Anëtarët e Këshillit të Administrimit

Këshilli i Administrimit si organ i vetëm administrimi i cili ushtron njëkohësisht funksione administrimi e mbikqyrjeje të veprimtarisë së Shoqërisë (sistemi me një nivel) i përbërë nga:
Vjosa Bodo
Vjosa BODO
Eugen Nuri-Small-1 (1)
Eugen NURI, CFA
Estela Koci
Estela KOCI, FCCA
Admir Ramadani
Admir RAMADANI, CFA
Egi Santo
Egi SANTO

Detyrat e Anëtarëve

Këshilli i Administrimit kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë administruese, kujdeset që shoqëria administruese të respektojë ligjin dhe standartet e kontabilitetit, të shqyrtojë dhe të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë, miraton politikat financiare dhe të investimit, emëron dhe shkarkon administratorët apo anëtarët e komitetit të investimit si dhe miraton prospektin e shoqërisë administruese.

Kryerjen e suksesshme të detyrave të mësipërme e mundësojnë eksperienca dhe kualifikimet e anëtarëve, konkretisht:

1

Dy tituj anëtarësie në Institutin CFA (Chartered Financial Analyst-Analist Financiar I Certifikuar) që mbulon manaxhimin e portofolit, fushën e analizës financiare dhe investimeve, përkatësisht mbajtur nga Z. Eugen NURI dhe Z. Admir RAMADANI, të cilët janë me eksperiencë të konsiderueshme në fushën e konsulencës financiare.

2

Një titull anëtarësie në shoqërinë globale të ekspertëve kontabël të autorizuar ACCA (Association of Certified Chartered Accountants) që mbulon fushën e standarteve ndërkombëtare të raportimit financiar, sistemit të kontrolleve të brendshëm, manaxhimit të biznesit, mbajtur nga Zj. Estela KOÇI, e cila ka një experiencë të gjatë në fushën e auditimit dhe atë financiare.

3

Eksperienca disa-vjeçare në fushën ligjore e Zj. Vjosa BODO, e cila është zotëruese e titullit JURIST që prej vitit 2001, në respekt të diplomës së lëshuar nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i DREJTËSISË, si dhe është poseduese e titullit AVOKAT dhe anëtare e dhomës së avokatëve të Tiranës që prej vitit 2003. Gëzon eksperiencë disa vjeçare në projektimin e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe interpretimin e tyre në institucione qendrore shtetërore dhe në shoqëri sigurimi jete me aktivitet në Shqipëri.

4

Eksperienca bankare e z. Egi SANTO, sidomos në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të burimeve njerëzore, plotëson më së miri gamën e përvojës dhe kualifikimeve të Këshillit të Administrimit të Credins Invest.

5

Administratori i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese është Zj. Estela KOÇI. Administratori i Shoqërisë është njëkohësisht edhe Anëtar i Këshillit të Administrimit. Administratori është përfaqësuesi ligjor i Shoqërisë Administruese, kryen të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë, kujdeset për mbajtjen e saktë dhe të rregullt të dokumentave dhe të librave kontabël të shoqërisë, raporton përpara Këshillit të Administrimit për zbatimin e politikave dhe rregulloreve të brendshme të shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi, vendos mbi të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve, dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara në Ligj.

This post is also available in: English