Kush Jemi Ne

Credins Invest sh.a., Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, është një shoqëri aksionare, me seli në Rr. “Nikolla Tupe”, Nr. 1, Kati 3, Tiranë, Shqipëri. Shoqëria është regjistruar në Regjistrin Tregtar Shqiptar me Vendim të Gjykatës së Rrethit, Tiranë  Nr. 34260, më datë 31 tetor 2005.

Credins Invest sh.a. mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006, për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, ligjit nr.10197, datë 10.12.2009, për Fondet e Pensionit Vullnetar dhe ligjit nr.10198, datë 10.12.2009, për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive.


Objektivat tona janë:

1

Mbledhja dhe Investimi i fondeve të pensionit vullnetar si dhe kryerja e pagesave të pensionit, bazuar në liçensën nr.3, lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, datë 23.11.2011.

2

Administrimi i fondeve te pensionit vullnetar dhe aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive, mbështetur në licensën me nr.3, datë 30.05.2016, lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.


Shoqëria Administruese zotërohet nga:

Banka Credins
76%
SiCRED sh.a. Shoqëri Sigurimi Jete
24%

Shoqëria Administruese mund të ketë nën administrim një ose disa fonde pensioni  dhe një ose disa fonde investimi njëkohësisht.

Aktualisht Shoqëria Administruese ka nën administrim Fondin e Pensionit Vullnetar me emërtimin Credins Pension dhe Fondin e Investimit Credins Premium.

This post is also available in: English