Baza Ligjore per Fondin e Investimit

Baza Ligjore

Ligji nr.10198 datë 10.12.2009 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe rregulloret mbështetëse, të nxjerra nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare janë baza e aktiviteteve dhe operacioneve të Fondit të Investimit “Credins Premium”. Kërkesat e ligjit dhe rregulloreve përbëjnë një pjesë integrale të Prospektit të Fondit “Credins Premium”

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare me adresë Rruga “Dora D’istria”, Nr.10 P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, ushtron mbikqyrjen mbi aktivitetet e Shoqërisë Administruese, të Fondit dhe Depozitarit.

Ligji nr.10198 datë 10.12.2009 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”
Shkarkoni Dokumentin

Depozitari

  • Asetet e Fondit ruhen në Bankën Depozitare.
  • Banka Depozitare licensohet nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për aktivitetin e kujdestarisë dhe depozitarit të Fondeve të Pensionit.
  • Banka Depozitare rregullohet dhe mbikëqyret nga AMF.
  • Banka Depozitare ka si qëllim të mbrojë interesat e anëtarëve në fond.
  • Banka Depozitare ka për detyrë të raportojë çdo shkelje të Shoqërisë Administruese në AMF.
  • Ajo kryen funksionin e kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë dhe raportimit të pavarur për Fondin.
  • Fondi nuk mbart asnjë rrezik të bankës Depozitare dhe as të Shoqërisë Administruese, sipas ligjit Shqiptar dhe parimeve ndërkombëtare të krijimit dhe administrimit të Fondeve.
  • Asetet e Fondit nuk do mund të jenë objekt i pretendimeve ose ekzekutimeve, të kryera në emër dhe për llogari të kreditorëve të Shoqërisë Administruese apo Depozitarit.
  • Fondi nuk mund të jetë pjesë e procedurës së falimentimit.
  • Banka Amerikane e Investimeve sh.a. është banka depozitare e Fondit të Investimit Credins Premium.

Tatimi i fondit te investimit:

Fondi Investimit, për qëllime tatimi, konsiderohet si pronari i titujve ose i të gjitha aseteve, si dhe personi i fundit që përfiton prej saj, përvecse kur parashikohet ndryshe në legjislacionin tatimor. Taksimi i Fondit bazohet në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi te ardhurat”i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Shembull:
Përqindje Lekë
Kontributi në fillim të vitit 1,000,000.00
Interesa të përllogaritura për periudhën e investimit 80,000
Kthimi i investimit 8%
Kontribute dhe interesa të përllogaritura 1,080,000
Tatimi (në likujdim) 15% 12,000
Vlera neto e aseteve në fund të periudhës së investimit në fond 1,068,000

Trashëgimi i Fondit:

Nëse anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, asetet në llogarinë e tij do t’i shpërndahen trashëgimtarëve në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë trashëgiminë.

This post is also available in: English