12 Gus Credins Invest – Pjesë e programit #YouareCredins
Credins Invest për të tretin vit rradhazi është pjesë e programit #YouareCredins nga Credins Bank, duke mundësuar trajnime rreth produkteve dhe mundësi punësimi për studentët më të talentuar.
Programi #YouareCredins është një program rekrutimi dhe trajnimi për studentë të sapo diplomuar në shkencat ekonomike, juridike, teknologji informacion dhe gazetari ekonomike. Ky program i cili është konceptuar të zgjasë 3 muaj, është një ndërthurje e trajnimit teorik dhe praktik përkatësisht e ndarë në 2 faza. Faza e parë përqendrohet kryesisht në trajnime teorike, ndërsa në fazën e dytë kandidatët do të vendosin në praktikë njohuritë e përvetësuara në fazën e parë. Studentët e rekrutuar do të jenë të rrethuar jo vetëm nga ekspertët e mentorët më të mirë të Credins Bank dhe Credins Invest, por edhe nga trajnues ndërkombëtarë të cilët janë të certifikuar në fushën e zhvillimit të aftësive.
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve kalon nëpër këto faza:
– Aplikimi online
– Zhvillimi i testimit
– Vlerësimet në grup
– Intervista individuale
Një histori suksesi për rekrutimet në Credins Bank, ku gjatë programit të parë #YouAreCredins u përzgjodhën 42 studentë, nga të cilët 36 prej tyre përfunduan me sukses këtë program dhe sot janë pjesë e ekipit të Credins Bank.
Credins Invest angazhohet vazhdimisht në programe në ndihmë të të rinjve me synim edukimin, formimin dhe rekrutimin e tyre për fillimin e një karrierë të suksesshme.