Blog

Skema individuale:

Vetëm individi kontribuon në fondin e pensionit vullnetar, në masën dhe periudhën e dëshiruar. Për të kryer aplikimin duhet të paraqiteni në zyrat e Credins Invest ose pranë degëve të Credins Bank. Do të pajiseni me kontratën e anëtarësimit dhe kredencialet tuaja për aksesimin e fondit online.

Skema Profesionale:

Punëdhënësi ose/dhe punëmarrësi derdhin kontribute në fond në përfitim të punëmarrësve.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

  • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
  • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.

PËRFITIMET EKSTRA TË SKEMËS PROFESIONALE

Nëse jeni anëtar i Fondit të Pensionit Vullnetar ju përfitoni:

  • Sigurimin e Jetës falas deri në një limit të caktuar;
  • Zbritje deri në 60% në shërbimet mjekësore brenda dhe jashtë Shqipërisë.