Blog

Të kursesh apo të investosh? Kjo nuk duhet të jetë një dilemë!

Në kohën që jetojmë, kur mundësitë financiare janë të mëdha, një rëndësi edhe më të madhe ka dija dhe edukimi financiar. Tani është e sigurtë që me mundësitë e shumta të përfitimit, një menaxhues i zgjuar i parave është gjithmonë më i fituar se një individ që vetëm fiton shumë para. Në komunikimin tonë, nuk duhet të diskutojmë më nëse duhet të kursejmë apo jo. Patjetër që po! Por koha është për të ndryshuar qasjen ndaj kursimeve tona dhe për të vepruar. Veprimi i duhur është investimi në mënyrë inteligjente i parave të kursyera.

Të kursesh, por nuk mjafton

Edhe pse një pjesë e madhe njerëzish nuk kanë ende një llogari kursimesh, ka një pjesë tjetër që tashmë e kanë, madje me shumë kursime ndër vite. Kjo kategori duhet të kuptojë që përpjekja e tyre nuk duhet të mbetet këtu. Përveç ruajtjes së paprekur të një kapsule emergjence parash, pjesa tjetër e kursimeve mund të investohet dhe të shërbejë për të rritur kapitalin. Hapi i parë është që “kursimtari” ta kuptojë që mundet, dhe duhet ta bëjë këtë rritje në jetën e tij.

Rëndësia e investimit

Në ndryshim nga ruajtja e parave në një llogari kursimesh, që padyshim ka përfitime dhe është shumë e rëndësishme, investimi i tyre sjell vlerën e shtuar mbi këtë vlerë të akumuluar tashmë. Duke vënë në punë paratë e mbledhura, nëpërmjet investimit mund të krijohet një potencial i madh fitimi. Këshilltarët e duhur dhe lëvizjet e zgjuara financiare, mund të bëjnë të pasur ata që janë më guximtarët.

Potenciali i fitimit

Fitimi mund të rritet dhe këto fitime mund të vazhdojnë të investohen. Gjenerimi i fitimeve nga fitimet e mëparshme, është forma më e zgjuar e përfitimit nga paratë e kursyera me shumë mund. Duke qenë se rrethana të ndryshme investimi, ofrojnë mundësi të ndryshme fitimi, i vetmi rrezik është mundësia e një kthimi të investimit më të ulët se sa pritej. Por përsëri fitimi mbetet fitim.

Investimi është për të guximshmit

Edhe pse e inkurajojmë fort, investimi është çështje guximi. Për shkak të inflacionit dhe kushteve të ndryshme në të cilat ndodh investimi, rreziku është gjithmonë i pranishëm. Toleranca ndaj rrezikut lidhet me nivelin e etjes së çdo individi për më shumë para. Sa më shumë dëshiron të kesh, aq më shumë do të guxosh e aq më shumë mund të fitosh ose humbësh. Duke ndjekur ecurinë e tregut dhe nëse vendos të investosh, i krijon vetes mundësinë e fitimeve që dëshiron.

Ne në Credins Invest këshillojmë guximin, por më parë investitori duhet të njohë veten dhe të kuptojë cila është mënyra e investimit që i përshtatet kushteve të tij. Investimi duhet filluar sa më shpejt, por sa është toleranca ndaj rrezikut? Në Credins Invest e gjen përgjigjen.

Investo, riinvesto fitimet, por ndiq zhvillimet e tregut! Lexo, vepro dhe qëndro në kontakt me këshilltarët tanë për çdo dilemë!



 

Të nderuar Investitorë,

 

Në kuadër të përditësimit të të dhënave personale, jeni të lutur të paraqiteni fizikisht pranë zyrave të Credins Invest sh.a. për të kryer përditësimin e të dhënave tuaja, përfshirë dokumentin tuaj të identifikimit brenda afatit të skadencës.

 

Faleminderit,

Credins Invest