Blog

 

Pension pa kursime: Pritshmëritë dhe realiteti.

Pension pa kursime: Pritshmëritë dhe realiteti.

Pse të duhet një fond pensioni?  

Mosha e pensionit mund të duket e largët dhe sikur ke kohë të mjaftueshme për të menduar për jetën tënde në atë moshë. E përditshmja është e vrullshme dhe të bën të harrosh, e të mos e shtrish planin tënd financiar deri në atë ditë.

Ndoshta kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit të nevojshëm lidhur me rëndësinë që ka planifikimi financiar, duke ndikuar më tepër në mosmarrjen e iniciativës. Mungesa e një largpamësie, diktuar edhe nga niveli i përgjithshëm ekonomik, të bën të mos e kesh në plan një fond kursimi për moshën e pensionit.

Dalja në pension dhe ndërprerja e një të ardhure të qëndrueshme nga paga, nuk do të thotë që nuk do të kesh më mundësi të plotësosh dëshirat e tua në të ardhmen. Koha në pension, mund të zgjasë 20 vite ose edhe më shumë. Pjesa e jetës në pension, nuk duhet të përmbajë sakrifica. Ajo është një fazë e mrekullueshme e gëzimit të plotë të jetës.

Pse garantimi i një jete cilësore edhe për ato vite është shumë i rëndësishëm?

  • Mungesa e të ardhurave gjatë kohës së pensionit, mund të të detyrojë të ulësh standardin e jetesës me të cilin je mësuar ndër vite. Pa kursime, do ta kesh të vështirë të përmbushësh ato nevoja dhe dëshira që ia ke siguruar vetes gjithë më parë. Të detyrohesh të jetosh me fëmijët e rritur ose një familjar tjetër, mund të bëhet e vështirë.
  • Në vend që të shijosh kohën e lirë në rehatinë tënde, mund të të duhet të bësh ndonjë punë me kohë të pjesshme. Do të duhet të vazhdosh të punosh dhe të sakrifikosh ende, duke marrë në konsideratë edhe faktin që gjetja e një pune të përshtatshme në atë moshë është më e vështirë.
  • Për një jetë cilësore gjatë pensionit, do të të duhen të kesh të sigurta rreth 80% të të ardhurave të mëparshme. Kjo shumë nuk mbulohet dot nga pensioni shtetëror. Si do t’ia bësh që të plotësosh çdo nevojë dhe dëshirë, pasi ke jetuar më parë me një stil krejt tjetër? Po sikur të kesh nevojë për shpenzime shtesë?
  • Të ka ndodhur në biseda mes miqsh, të keni thënë se shumë dëshira do t’i plotësonit kur të dilnit në pension? Koha e pensionit mund të bëhet më aktivja e mundshme. Të udhëtosh, të praktikosh një hobi ose të provosh restorantet e reja, mund të bëhen stili yt i ri i jetesës gjatë kohës së pensionit.


Por si mund t’ia lejosh vetes të gjitha këto, kur nuk ke filluar akoma të mendosh?

Lajmi i mirë është që nuk je vonë. Kjo situatë mund të ndryshojë duke filluar që sot. Fillo mendo për sa më sipër dhe vendos cili do të jetë stili yt i jetës në moshën e pensionit.
Çfarë prioritetesh do të kesh?
Pa kursime, do të të duhet të vazhdosh të punosh, ose të ulësh shpenzimet, apo të kërkosh ndihmën e familjarëve të tu. Me kursimet në fondin tënd të pensionit, do të mbulosh shpenzimet që ke planifikuar më sipër për mënyrën e jetës që ke zgjedhur të kesh.
Hapi tjetër është që këto parashikime t’i shndërrosh në një plan. Mund ta bësh këtë plan vetë ose me ndihmën e një këshilltari. Credins Invest do të jetë partneri yt në këtë rrugëtim.
Cili është vendimi yt?



 

Të nderuar Investitorë,

 

Në kuadër të përditësimit të të dhënave personale, jeni të lutur të paraqiteni fizikisht pranë zyrave të Credins Invest sh.a. për të kryer përditësimin e të dhënave tuaja, përfshirë dokumentin tuaj të identifikimit brenda afatit të skadencës.

 

Faleminderit,

Credins Invest