Njoftim per Covid 19

Njoftim per Covid 19

Të nderuar Investitorë,

Referuar situatës së vështirë të krijuar nga Coronavirusi në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe në zbatim të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid-19, shoqëria Credins Invest ka krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e punonjësve dhe vazhdimësinë e punës lidhur me kërkesat dhe nevojat e klientëve. Dëshirojmë t’ju njoftojmë që aktiviteti po kryhet normalisht, duke zbatuar të gjitha masat e domosdoshme për sigurinë e shëndetit të punonjësve dhe klientëve tanë.

Jeni të lutur që për çdo pyetje apo informacion që ju nevojitet, të na kontaktoni paraprakisht në adresën elektronike: contact@credinsinvest.com ose në numrin e kontaktit 069 60 60 058.

Shfletoni këtu protokollin e verdhë për masat e higjienës Covid-19 për Bankat dhe Institucionet Financiare.

Kontrolloni faqen tonë zyrtare për informacione të përditësuara.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Stafi i Credins Invest!