8 Këshilla si të kombinosh Dashurinë me Paranë

8 Këshilla si të kombinosh Dashurinë me Paranë

1. Flisni së bashku rreth parasë

Flisni hapur së bashku rreth parasë, pa gjykime dhe flisni shpesh. Mund të filloni duke diskutuar rreth mënyrës se si paraja është menaxhuar në shtëpitë ku secili prej jush është rritur dhe më pas bisedoni rreth situatës tuaj të përgjithshme financiare: të ardhurat, kursimet dhe zakonet e të shpenzuarit, borxhet dhe investimet dhe planet për pensionin. Diskutoni vlerat personale dhe kini parasysh ku i keni diferencat në këto pjesë.

2. Mbani përgjegjësi për mënyrën si i shpenzoni paratë

Kur e kuptoni se në ç’pozicion financiar jeni, mund të planifikoni çfarë do bëni me paratë që keni. Llogarisni të ardhurat tuaja të kombinuara (çdo burim parash që keni) së bashku dhe shpenzimet e përbashkëta.

3. Gjeni mënyrën si t’i ndani shpenzimet

 Vendosni sa do kontribuojë secili në shpenzimet e shtëpisë si pagesat e qirasë ose hipotekimit, ushqime apo shpenzimet për argëtim. Disa çifte ndajnë çdo shpenzim përgjysmë ndërkohë disa çifte i ndajnë shpenzimet bazuar në rrogat përkatëse. Me shpenzimet që nuk janë të domosdoshme, shpesh çiftet vendosin një shumë tavan dhe bien dakort se çdo gjë që kushton më shumë se sa është vendosur do diskutohet paraprakisht.

4. Vendosni nëse do keni llogari të përbashkëta apo të ndara

Një llogari e përbashkët mund të jetë më pak e lodhshme për t’u menaxhuar sepse faturat do paguhen nga e njëjta llogari. Megjithatë, ju mund të keni llogaritë tuaja personale paraprakisht, në të cilat mund të jetë më praktike mbajtja e shpenzimeve të secilit dhe ndarja e pagesave për faturat. Mund të konsideroni gjithashtu edhe variantin e mbajtjes së llogarive tuaja personale dhe hapjen e një llogarie të tretë ku ju derdhni para çdo muaj për të mbuluar shpenzimet mujore. Zbuloni mënyrën që funksionon më mirë për ju.

5. Bëhuni (ose vazhdoni të jeni) të organizuar me financat tuaja

Caktoni kush nga ju do jetë përgjegjës për secilën pagesë, ose akoma më mirë, përpiquni të automatizoni sa më shumë pagesa faturash të jetë e mundur. Pagesa e faturave në kohë ndihmon në ndërtimin e një historie pozitive të kreditimit. Organizoni dokumentet personale si testamenti apo kontratat e siguracioneve (fizike apo dixhitale) në një vend që është i përshtatshëm për ju të dy.

6. Përballuni me çdo borxh

A keni ju apo partneri juaj kredi për të shlyer, karta krediti apo borxhe të tjera? Përpunoni së bashku një plan për t’i shlyer këto borxhe brenda një afati të arsyeshëm duke identifikuar ku mund të eliminoni shpenzimet e tepërta.

7. Jetoni brenda mundësive të përbashkëta

Përpiquni të shpenzoni më pak se të ardhurat që fitoni, paguani çdo borxh dhe kurseni para çdo muaj për të arritur synimet tuaja. Duke mbajtur llogaritë specifike për secilën nga shpenzimet që bëni ju bën më të përgjegjshëm dhe mund të merrni vendime më të zgjuara në të ardhmen.

8. Vendosni synime të përbashkëta

Vendosni synime të matshme, specifike, të arritshme, realiste dhe me afate të përcaktuara. Përdor mjete të ndryshme për t’i arritur synimet duke vendosur para mënjanë çdo muaj në mënyrë automatike, qoftë pushime apo investim për shkollimin e fëmijëve, është mirë të rishikoni bashkarisht si mund t’i arrini synimet tuaja duke biseduar shpesh së bashku rreth gjendjes tuaj finaciare.