Udhezim Credins Invest

Udhezim Credins Invest

Të nderuar klientë të Credins Invest,

Bazuar në situatën e krijuar në vend e më gjerë si pasojë e Coronavirus-it, shoqëria Credins Invest ka përgatitur disa udhëzime për klientët dhe punonjësit e saj. Referuar rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, ne kemi krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e punonjësve tanë dhe vazhdimësinë normale të punës lidhur me kërkesat dhe nevojat e klientëve. Në këtë situatë të vështirë, kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim të klientëve tanë për ti zbatuar udhëzimet e mëposhtme.

Shëndeti i punonjësve tanë, siguria e tyre në punë dhe shërbimi maksimal ndaj klientëve vijnë të parat!

Udhëzues për Klientët e Credins Invest

  • Higjena për klientët dhe punonjësit: Credins Invest ka vendosur dezifektantë në hyrje të zyrave për klientët që paraqiten dhe në çdo tavolinë pune.
  • Përdorni shërbimin online – Për të monitoruar llogarinë tuaj dhe ecurinë e Fondit të Pensionit/Fondit të Investimit, përdorini shërbimin online duke hyrë me kredencialet tuaja. Ju ofrojmë transparencë dhe akses 24/7.
  • Ndiqni faqen zyrtare për të rejat e fundit – Në faqen tonë credinsinvest.com mund të gjeni njoftimet e fundit lidhur me produktet Credins Pension dhe Credins Premium, performancën e fondeve, raportet e muajit të fundit dhe normat aktuale.
  • Shmangni kontaktin fizik: Për të mbrojtur njëri-tjetrin, kërkojmë mirëkuptimin tuaj maksimal që për çdo shërbim që do të kërkoni, fillimisht të na kontaktoni në këto numra: +355696097069/+355696021058/ +355696003723 ose në adresën e e-mail: contact@credinsinvest.com. Do t’ju përgjigjemi në kohë dhe për çdo kërkesë.
  • Respektoni radhën në zyrat tona: Nëse e keni të domosdoshme të merrni shërbimin pranë zyrave tona, mundohuni të prisni radhën jashtë ambjenteve të zyrave për të mbrojtur njëri-tjetrin.
  • Ruani distancën: Respektoni distancat e sigurisë me klientët e tjerë dhe punonjësit e Credins Invest. Në të mirën e përbashkët, mos shtrëngoni duart e mos u përqafoni me klientë të tjerë apo punonjës të shoqërisë.

Udhëzues për Punonjësit e Credins Invest

  • Rregullore për punonjësit: Credins Invest ka përgatitur udhëzues për punonjësit, për organizimin e mbarëvajtjen e punës në mënyrë që t’i përgjigjemi klientit në çdo kohë, si në ambjentet e zyrave ashtu edhe online.
  • Shmangia e udhëtimeve: Punonjësit janë orientuar të mos udhëtojnë në këtë periudhë, por në rast udhëtimi duhet të njoftojnë shoqërinë në mënyrë që të merren masat për izolimin e tyre për 14 ditë.
  • Puna nga shtëpia: Për të mbrojtur punonjësit dhe shmangur kontaktin fizik me shumë persona, një pjesë e stafit është orientuar për të punuar online nga shtëpia. Puna online nuk do të cënojë përgjigjen në kohë tek klientët tanë.
  • Respektimi i distancës: Në bazë të udhëzimeve për distancën e lejuar, janë krijuar kushtet që punonjësit të kenë një distancë 1.5 m me njëri tjetrin dhe klientët.

Credins Invest sh.a ndjek në mënyrë rigoroze të gjitha udhëzimet dhe vendimet e Autoriteteve kompetente.

Për çdo pyetje apo informacion shtesë që ju nevojitet, ju lutemi të kontaktoni në adresën e postës elektronike contact@credinsinvest.com.