Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2018

Gjatë nëntëmujorit 2018, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2018 tregon një total asetesh neto prej 2,177.03 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 449.49 milionë lekë (26.02%) krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 17.24 milionë euro.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2018 ishte 24,354 anëtarë duke shënuar rritje prej 16.26% krahasuar me 31.12.2017.

Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
31.12.’17 30.09.’18 31.12.’17-30.09’18
Asetet neto të FP 1,727.54 2,177.03 26.02

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                        30.09.2018

Fond Pensioni Numri i  anëtarëve në FP Asete Neto (mln. lekë)
SIGAL 6,880 1,038.98
RAIFFEISEN 2,870 592.86
CREDINS PENSION 14,604 545.19
TOTAL 24,354 2,177.03

 

Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 30.09.2018  
(Në %)

Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të pensioneve, 30.09.2018
(Në %)

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2018 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.