.col-md-6
.col-md-6

Fondi i Pensionit

Fondi i Pensionit Vullnetar është pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve. Ky lloj pensioni është krijuar për faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të pensioneve nuk u sigurojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionit.


Misioni Ynë:

Ruajtja e standartit të jetesës gjatë periudhës së pensionit.

Ne besojmë se ky mision lidhet ngushtë me atë cfarë njerëzit në të vërtetë kerkojnë. Ata nuk duan të kenë një cilësi jete gjatë pensionit e cila rezulton më keq sesa faza përpara daljes në pension. Ne përpiqemi qe kjo mos të ndodhë duke barazuar standartin e jetesës përpara dhe mbas daljes në pension. Përveç menaxhimit të aseteve të fondit, ne ju ofrojmë anëtarëve këshillim financiar, edukim dhe manaxhim risku.

Skema e fondeve private vullnetare do jetë me “kontributeve të përcaktuar” ku vetëm kontributet janë të para-caktuara ndërkohë që benefitet ne forme pension nuk janë të para-caktuar apo te garantuara. Elementi kryesorë i kësaj skeme është që risqet nga investimi janë përgjegjësi e vetme dhe e plotë e pjesmarrësve në fond.

Kontributet investohen dhe akumulojnë interesin e fituar nga asetet që ato investohen. Anëtarët përfitojnë shumën e akumuluar nga kontributet dhe interesat kur plotësojnë kushtet e përfitmit. Toleranca për risk është ndër elementet kryesorë që dallon një fond nga një tjetër.


Anëtarësimi në Fond

Skema Individuale:

Vetëm individi kontribuon në fondin e pensionit vullnetar, në masën dhe periudhën e dëshiruar.

Skema Profesionale:

Punëdhënësi ose/dhe punëmarrësi derdhin kontribute në fond në përfitim të punëmarrësve.

  • Kuotat në Fondin Credins Pension janë të emetuara në lekë.
  • Shuma minimale e investimit në Fond 1.000 lekë.
  • Tarifa e vetme administrimit të fondit është 3% në vit e vlerës neto të aseteve.
  • Komisionet dhe tarifat e tjera (AMF, Depozitari, Auditimi etj.) mbulohen nga Shoqëria Administruese.

Për të shkarkuar Prospektin klikoni këtu.
Për të shkarkuar Prospektin e Përmbledhur klikoni këtu.


Për informacionin më të fundit mujor mbi Fondin e Pensionit, referojuni Komentarit për Shkurt 2018.


Raportet Financiare për Fondin e Pensionit

Data Titulli i Raportit
31.12.2017 Pasqyra Financiare e Fondit të Pensionit Credins Pension pdf
31.12.2016 Pasqyra Financiare e Fondit të Pensionit Credins Pension pdf
31.12.2015 Pasqyrat Financiare të Audituara të Fondit Credins Pension pdf
31.12.2014 Pasqyrat Financiare të Audituara të Fondit të Pensionit Credins Pension pdf
31.12.2013 Pasqyrat Financiare të Audituara të Fondit të Pensionit Credins Pension pdf
31.12.2012 Pasqyrat Financiare të Audituara të Fondit të Pensionit Credins Pension pdf

This post is also available in:
English


*Për të komunikuar me një nga këshilltarët tanë financiar klikoni këtu.

This post is also available in: English