Njoftim i rendesishem

Të nderuar investitorë,

Referuar situatës së vështirë të krijuar nga Coronavirusi në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe në zbatim të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Credins Invest ka krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e punonjësve dhe vazhdimësinë e punës lidhur me kërkesat dhe nevojat e klientëve. Dëshirojmë t’ju njoftojmë që aktiviteti po kryhet me staf të reduktuar, për sigurinë e shëndetit të punonjësve dhe klientëve tanë.

Jeni të lutur që për çdo pyetje apo informacion që ju nevojitet, të na kontaktoni paraprakisht në adresën elektronike: contact@credinsinvest.com

Shfletoni këtu protokollin e verdhë për masat e higjienës Covid-19 për Bankat dhe Institucionet Financiare.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Stafi i Credins Invest!