Njihuni me Credins Pensions. Skemat profesionale për fondet e pensionit privat, që i mundësojnë çdokujt një të ardhme të rehatshme.

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera të Europës, por tashmë edhe të Ballkanit, sistemi i pensioneve po ndjen ndryshime thelbësore në aspektin socio-demografik. Jetëgjatësia është zgjatur në mënyrë të konsiderueshme dhe, për rrjedhojë numri i njerëzve në pension nga viti në vit rritet. Ndërkohë, mundësitë që pensioni të jetë i mjaftueshëm, bëhen gjithnjë e më të vakta. Indikatori i cilësisë së jetës është: Raporti i zëvendësimit = pension mujor/paga mesatare. Skema aktuale shtetërore e pensioneve mundëson ~35% raport zëvendësimi.

Gjithsesi, sot është e mundur të fillohet ndërtimi i të ardhmes së pensionit që në moshë të re. Kjo bëhet e mundur falë integrimit të pensionit bazë, të një tjetër aseti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e çdo të punësuari. Skema që ekonomistët sugjerojnë të zbatohet është: Sistem pensioni i suksesshëm = raport zëvendësimi 75%, pra pensioni sa 75% e pagës mesatare në vite! Si mund ta plotësojë individi “gropën” prej ~40%? Për këtë arsye, Credins Invest sh.a. prej kohësh ka hedhur në treg Credins Pension, një produkt i cili i shton pensionit bazë (pra, pensionit shtetëror dhe pa e zëvendësuar atë), një pension suplementar, i cili bën të mundur ruajtjen e një stili të njëjtë të jetës me atë që individi bën gjatë moshës së punës. Sot në Shqipëri, në mungesë të kolonës së dytë të pensioneve, Fondi i Pensionit Vullnetar është alternativa e vetme për t’i shtuar pensionit shtetëror një të ardhur shtesë.

Epërsia në krahasim me pensionin shtetëror: përfitimi nga fondi i pensionit vullnetar ka lidhje të drejtpërdrejtë me kontributet që derdhen në fond, individi në fund përfiton shumën e kontributeve të derdhura, plus vlerën e shtuar nga investimi. Ndërkohë, që në rastin e pensionit shtetëror nuk ekziston kjo lidhje e drejtpërdrejtë midis kontributeve dhe pensionit që përfitohet: ne sot paguajme për pensionistet e sotëm.

Po cila është siguria financiare e këtij fondi? Pjesa më e madhe e portofolit është e investuar në obligacione të shtetit shqiptar, i cili është aseti me “risk kredie” më të ulët në treg. Fondi gjithashtu përmban siguri operacionale të larta. Sipas garancive ligjore, asetet e fondit nuk mund të jenë objekt i pretendimeve ose ekzekutimeve të kryera në emër dhe për llogari të kreditorëve të shoqërisë sdministruese. Fondi nuk mund të jetë pjesë e proçedurës së falimentimit të shoqërisë administruese apo bankës depozitare. Gjithashtu, fondi i akumuluar është i trashëgueshëm dhe i transferueshëm.

Për më tepër, Credins Investështë një ndër institucionet kryesore që ofron një produkt specifik për skemat profesionale. Produkti i ofrohet në përgjithësi të gjithë atyre menaxherëve, drejtuesve dhe agjentëve të burimeve njerezore të çdo kompanie në Shqipëri, që kanë në misionin e tyre maksimizimin e faktorit njerëzor në kompanitë e tyre, duke i ofruar atyre një paketë anëtarësimi vullnetar në fondin e pensionit Credins Pension. Avantazhet në këtë anëtaresim nuk janë në dobi vetëm të punonjësve, por gjithashtu edhe të kompanisë. Agjentët e Credins Invest na tregojnë se këto avantazhe përcaktojnë një skemë të detajuar benefitesh për punonjësit si pjesë e politikës së burimeve njerëzore të kompanisë, duke e përkthyer atë në përfitim fiskal dhe manaxherial. Disa nga keto perfitime janë:

  • Pagesa e tatim fitimit më të ulët: kontributet janë shpenzime të zbritshme të shoqërisë për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin.
  • Incentivim për aplikantët e kualifikuar dhe ulje e “turnover” të punonjësve jashtë kompanisë.
  • Punëdhënësi përcakton në kontratë “vesting period”, koha për të cilën punëmarrësi duhet të punojë në kompani, për të përfituar këtë investim të punëmarrësit.
  • Kjo periudhë është e përcaktuar në ligj dhe është jo më shumë se 2 vjet. Pra punëdhënësi siguron “besnikëri” të punonjësve. Në të kundërt merr mbrapsht shumat e derdhura për punonjësit e larguar para periudhës 2vjeçare

“Skemat profesionale të fondeve të pensionit vullnetar, kanë arritur të ulin në mënyrë të konsiderueshme turnoverin e të punësuarve në kompanitë shqiptare”, pohon një nga drejtuesit e Credins Invest. “Aktualisht sot që flasim, kemi rreth 16.000 nënshkrues të fondit Credins Pension dhe menaxherët e burimeve njerëzore thone se perveç uljes së numrit të turnoverit, kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme besueshmërinë dhe angazhimin e punonjësve kundrejt kompanisë. Por gjithashtu edhe prodhimtarinë e tyre në favor të kompanisë, duke i hequr atyre një hall më pak për të ardhmen”.

Siç u përmend edhe në fillim, ky produkt i ofrohet edhe individëve që anëtarësohen privatisht në këtë fond. Kjo e bën fondin një nga produktet më avantazhuese të këtij lloji në treg, duke i ofruar anëtarëve të rinj një të ardhme të qetë dhe të rehatshme. Përmes anëtarësimit në fondin e pensionit vullnetar Credins Premium, çdo i punësuar mund të zbresë kontributet nga paga bruto për efekt llogarie deri në një limit të caktuar nga legjislacioni shqiptar. Të gjitha këto investime, janë të përjashtuara nga taksa mbi interesin dhe e vendosin anëtarin në një pozicion të avantazhuar kundrejt investimeve në produkte të tjera të Credins Invest, siç është Fondi i Investimeve Credins Premium.

Në fondin e pensionit vullnetar, çdokush mund të kryejë pagesa periodike në formë pensioni, duke fituar sërish interes për pjesën e mbetur. Anëtarësimi në fondet e pensionit mund të fillojë edhe me shuma të vogla duke filluar nga 1000 lekë, por ekspertët e fondit thonë që keshillimi me një agjent, për të depozituar shumën që do t’ju garantonte të njëjtin nivel jetese edhe gjatë pensionit, është shumë i rëndësishem në ndërmarrjen e këtij hapi të madh për të ardhmen e çdo individi.

Prandaj për secilin prej nesh, këshillimi me agjentet e Credins Invest, është hapi i parë për të marrë në duart tona periudhën e moshës së tretë. Përfshirja në skemat e duhura të fondit, është mënyra më e mirë e mundshme për të ruajtur një standard të mirë të jetës në çdo moshë. Për një gjumë më të qetë, në vend t’i mbajmë paratë “poshtë dyshekut”, mjafton t’i menaxhojmë ato ashtu si duhet nëpërmjet Credins Pensions.