Miratohet Depozitari i ri i Fondit Credins Premium

Në bazë të vendimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nr. 2 datë 31.01.2018, Depozitari i ri i Fondit të Investimit Credins Premium është Banka Amerikane e Investimeve, me seli në adresën Rruga e Kavajës, Ndërtesa 27, Hyrja 1, Tiranë. Referojuni edhe faqes zyrtare të AMF, ne linkun

Banka Amerikane e Investimeve sh.a është një entitet ligjor i rregulluar, licencuar dhe mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë sipas licencës me nr. 14 dhe datë 28.10.1999. Më datë 3 korrik 2017, me vendim nr. 92, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare licencoi Bankën Amerikane të Investimeve si Depozitar të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive. ABI Bank listohet si banka e dytë në tregun shqiptar e licencuar për të kryer shërbimin e depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe të fondeve të pensionit vullnetar.