Licensohet Fondi i Investimit “CREDINS PREMIUM”

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e datës 30 Maj 2016 shqyrtoi dhe miratoi licencimin Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit “SiCRED” sh.a. për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”, si dhe miratimin e Fondit të investimit “Credins Premium”. Lexo më shumë.

Shoqëria Administruese, me emrin e ri Credins Invest sh.a., tashmë përvec administrimit të fondeve të pensionit vullnetar, do të administrojë edhe sipërmarrje investimesh kolektive. Kjo Shoqëri gjatë periudhës 11-vjecare të ushtrimit të aktivitetit të saj ka punuar me ndershmëri dhe transparencë. Profesionalizmi i lartë, sjellja etike dhe përkushtimi i stafit të Shoqërisë janë vlera të shtuara që i ofrohen tregut shqiptar.

Në fund të tremujorit të parë të vitit 2016, Fondi “SiCRED Pensions” kishte 5,242 anëtarë me një total asetesh prej Lekë 162 milionë Lekë, duke u renditur si fondi i dytë në treg përsa i përket numrit të anëtarëve. Zgjerimi i aktivitetit të Shoqërisë Administruese është një siguri e shtuar për anëtarët e fondit të pensioneve në drejtim të mirëadministrimit të fondit të tyre.

Credins Invest sh.a. është shoqëria e dytë në tregun Shqiptar që licencohet për të administruar sipërmarrje investimesh kolektive dhe fonde pensioni vullnetar. “Credins Premium” është fondi i tretë i investimeve që licencohet në nivel kombëtar.