Java që flitet mbi paranë

Java e diskutimit mbi paranë është një event i përvitshëm, i cili zhvillohet zakonisht në javën e dytë të Nëntorit, në këtë rast 12-18 nëntor, me synimin për të promovuar mirëqenien financiare. Bizneset dhe institucionet të cilat ofrojnë mbështetje dhe menaxhim financiar luajnë një rol aktiv në këtë rast për promovimin e produkteve të tyre, si dhe për të ndërgjegjësuar më shumë qytetarët rreth vendimmarrjes së shëndetme për çështjet që kanë të bëjnë me paratë.

Nga vetë emri, bizneset dhe institucionet gjatë kësaj jave inkurajojnë qytetarët të flasin hapur për paranë, të jenë më të drejtpërdrejtë në komunikimin e përditshëm dhe të ndihmojnë në facilitimin e komunikimit individ-institucion rreth parasë, si mjet për të arritur qëllime të përbashkëta.

Kështu, ne në Credins Invest kemi promovuar gjatë kësaj jave në rrjetet sociale eventin “Java që flitet mbi paranë” nëpërmjet një sërë postimesh të cilat ofrojnë këshilla për komunikimin mbi paranë në përditshmëri dhe inkurajimin e një komunikimi më të hapur me Credins Invest për të qenë sa më pranë nevojave të qytetarëve.

Temat për të cilat kemi diskutuar gjatë kësaj jave në rrjetet sociale kanë qenë:

“Si të flasim rreth parasë me fëmijët?”
“Si të flasim rreth parasë me shoqërinë?”
“Si të flasim rreth parasë me personat e moshuar?”
“Si të flasim me kolegët rreth parasë?”
“Si të flasim me partnerin/en (bashkëjetuesin/en) rreth parasë?”
 “Si të flasim me institucionet financiare si Credins Invest rreth parasë?

Këshillat tona mund t’i shihni duke klikuar në faqet tona në rrjetet sociale si vijon:

Facebook
Instagram
LinkedIn
Twitter

Credins Invest është në dispozicionin tuaj duke ofruar këshilltarë të brendshëm për t’ju asistuar dhe ndihmuar në lidhje me vendimin se në cilin fond duhet të investoni, karakteristikat e investimit dhe karakteristikat e riskut, për më shumë informacion mund të filloni duke vizituar faqen tonë të Këshilltarit Financiar ose duke na kontaktuar në email tek adresa contact@credinsinvest.com.