Intervistë në Revistën Monitor

Fondet e investimeve alternativë diversifikimi, norma e kthimit pesë herë më e lartë

Nëse një qytetar do të kishte një depozitë me vlerë 1 milion lekë, sipas normës mesatare të interesit të ofruar në sektorin bankar në fund të 2017-s, do të merrte vetëm 9 mijë lekë. Depozitimi i këtyre parave, në një fond investimi, do t’i jepte atij një kthim të paktën pesë herë më të lartë. Është ky shembulli që na sjell Administratorja e Credins Invest, Estela Koçi, kur e pyesim për leverdinë e investimit në fonde. Ajo nënvizon se ka një rritje të interesit drejt fondeve e nxitur nga politika monetare, që ka çuar normat e depozitave në nivele të ulëta. Kjo rritje e interesit, sipas Koçit, është shfaqur si në numrin e anëtarëve, ashtu edhe në vlerën e aseteve.

Si e vlerësoni ecurinë e fondeve të investimit gjatë vitit 2017 nga treguesit paraprakë që keni?

Tradicionale të kursimit, por ajo që vihet re është se investitorët shqiptarë kanë filluar të fl asin tashmë me këtë gjuhë dhe ky është një hap shumë pozitiv.

A është zhvendosur interesi i qytetarëve për të investuar në fonde, ndikuar nga normat e ulëta të interesit ofruar nga bankat si efekt i politikës lehtësuese monetare?

Është e vërtetë që norma bazë e interesit, që në vitin 2016 është në nivelet e saj më të ulëta historike, 1.25%. Gjatë 2017-s, kjo normë e ulët u transmetua plotësisht edhe në tregun e depozitave bankare. Nga ana tjetër, kjo u reflektua në rritjen e numrit të klientëve të fondeve. Që nga fillimi i vitit, numri i klientëve të fondit Credins Premium u 5-fi shua. Pjesa më e madhe e këtyre klientëve nuk i kanë “braktisur” depozitat, por kanë diversifi kuar portofolin e tyre të investimeve duke përfi tuar nga një sërë avantazhesh që ofron fondi i investimit si, likuiditet i lartë, normë më e lartë interesi, mundësia për të investuar në shuma të vogla dhe të mëdha dhe menaxhimin profesional të investimeve, pasi vetë individi e ka më të vështirë ose të pamundur për të krijuar një portofol investimesh të ngjashëm.

Cili është ngërçi që ka sot tregu i kapitalit, përbërës i të cilit janë edhe fondet e investimit, ndoshta e lidhur kjo me informacionin që kanë klientët për alternativat financiare, apo kultura jonë financiare si popullatë në përgjithësi?

Me gjithë zhvillimin e tregut të fondeve të inestimit, përsëri mund të thuhet që publiku ende nuk është i informuar mbi këto produkte financiare dhe shkalla e besimit është ende e ulët. Tregu mbetet i dominuar nga bankat, por fondet po rriten. Kjo edhe me mbështetjen dhe rritjen paralele të kapaciteteve, si të shoqërive administruese edhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Zhvillimet e tregut janë ende me ritme të ulëta, por me hapa të sigurt, bazuar në ekspertizën më të mirë botërore ofruar nga ekspertët e Bankës Botërore. Një ngërç përbën edhe fakti që në Shqipëri, ende nuk ka një bursë të zhvilluar, e vetëm listimi i të gjithë ofertave financiare në bursë do ta bënte tregun më likuid e rrjedhimisht më të aksesueshëm dhe me risk të perceptuar më të ulët për të gjithë investitorët. Nevojitet të ndërmerren hapa konkretë në këtë drejtim, për të siguruar transparencën e gjithë transaksioneve me titujt. Titujt që tregtohen përbëhen pothuaj tërësisht nga borxhe të emetuar apo të garantuar nga qeveria e Shqipërisë. Në vijim do të duhet që tregu të hapet si nga kahu i ofertës nga grupet e konsoliduara private financiare shqiptare, ashtu edhe duke krijuar kushtet e sigurta për investitorët, siç janë dhe fondet, për të investuar në to. Me zhvillimin e tregjeve, bëhet domosdoshmëri edhe administrimi nga profesionistë të dedikuar, duke bërë që shoqëritë administruese të luajnë rolin e plotë të tyre.

Ku investohen kryesisht paratë e fondeve dhe si rezulton norma e kthimit?dhe si e prisni vitin 2018? A ka interes të shtuar?

Shoqëria Administruese Credins Invest ka dy fonde nën menaxhim, fondin e pensionit vullnetar Credins Pension dhe fondin e investimit Credins Premium. Fondi Credins Premium ka pasur ecuri shumë të mirë gjatë vitit 2017, me një rritje prej 760 milionë lekësh, apo rreth 5-fish të fondeve nën administrim. Vihet re një interes i shtuar i individëve, por edhe institucioneve, për të investuar kursimet apo likuiditetet e tepërta dhe ne presim që ky interes të jetë në rritje të vazhdueshme. Investitorët janë bërë më të informuar, më aktivë dhe më të kujdesshëm kundrejt alternativave të investimit të parave të tyre. Gjuha e fondeve është një gjuhë më teknike dhe më e vështirë se ajo e produkteve.
Çdo fond identifi kohet me politikën e vet të investimit. Fondi Credins Premium investon kryesisht në instrumente borxhi të emetuar dhe të garantuar nga shteti shqiptar, bono thesari dhe obligacione, duke u kategorizuar kështu si fond me risk të ulët. Norma e kthimit e fondit është rezultat i normave të kthimit të titujve të ndryshëm që e përbëjnë portofolin, prandaj ajo nuk është një normë fi kse, por luhatet në varësi të ecurisë së normave të këtyre titujve. Fondi ka si objektiv maksimizimin e kthimit për investitorin, duke ruajtur vlerën e investimit dhe duke mbajtur likuiditete të mjaftueshme. Performanca e fondit Credins Pre-mium për vitin 2017 ka qenë pozitive dhe norma e kthimit ka rezultuar mjaft konkurruese, krahasuar me alternativa të tjera të investimit financiar. Ndoshta vlen të bëjmë një krahasim të thjeshtë, për të il-ustruar avantazhin e kthimit. Nëse një investitor do të kishte investuar në fi llim të vitit 2017, 1 milion lekë në depozitë bankare, në fund të vitit, ai do mund të tërhiqte përveç shumës së investuar edhe një shtesë nga interesat prej rreth 9,000 lekësh, duke marrë mesataren e depozitave 1-vjeçare në lekë publikuar nga BSH. Nëse e njëjta shumë do të investohej në fond investimi, investitori do të kishte mundësinë për t’u tërhequr në çdo kohë dhe nëse do të tërhiqej në fund të vitit, përveç shumës së investuar, do të siguronte një kthim të paktën pesë herë më të lartë se në rastin e depozitës. Me zhvillimin e tregut të kapitalit, publikut do t’i ofrohen alternativa të tjera fondesh, me politika in-vestimi më të larmishme dhe që do t’i përgjigjen më mirë “oreksit” për risk të çdo investitori.