Fondi “Credins Pension” nën influencën e COVID-19

Është e vështirë që me situatën aktuale të mos shqetësohesh për të ardhmen e financave të tua. Është pikërisht në ditë të vështira si këto që po kalojmë kur siguria dhe perspektiva për një të ardhme financiare më të mirë kërkon të jetë në majën e mendimeve të secilit prej nesh. Në një periudhë kur sfera financiare e gjithkujt luhatet nga pasiguria institucionale, ideja e një të ardhure shtesë në kohën e pensionit të dhuron atë sigurinë që gjithkush prej nesh tani e do. Për këtë arsye ekspertët e Credins Invest sugjerojnë që nuk është momenti të alarmohemi, por të përveshim mëngët dhe sapo të mbarojë kjo situatë të provojmë t’i rikthehemi realitetit sa më parë.

Pasiguria nga ndikimi i pandemisë në tregjet ndërkombëtare por edhe financat personale është një ndjenjë normale, thonë ekspertët, por nuk duhet të heqim kurrë fokusin nga ato që janë planet dhe interesat tona afatgjatë dhe mos e konsiderojmë në aksionet tona faktin që kjo është një situatë e pazakontë, por e përkohshme.

Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të ndiqen udhëzimet e publikuara në faqen tonë zyrtare (që mund ta aksesoni duke klikuar këtë link: http://www.credinsinvest.com/index.php/udhezim-credins-invest/), si dhe të jeni të vëmendshëm ndaj të gjitha udhëzimeve të organeve qeverisëse qendrore ose lokale në vend.

Gjatë këtyre ditëve, i gjithë stafi i Credins Invest është totalisht i angazhuar për të garantuar shërbimin ndaj të gjithë klientëve, duke siguruar që të zbehet çdo ndjenjë negative që vjen nga pasiguria aktuale.

Sa kaq më sipër, duhet përmendur se sipas ekspertëve financiarë botërorë, situata e krijuar nga kjo pandemi përforcon më shumë skemën e pensioneve private me kontribute afatgjata, si më e mbrojtur ndaj luhatjeve afatshkurtra të tregut.

Pensionet private, si ai që sigurohet duke u anëtarësuar në Fondin Vullnetar “Credins Pension”, mbeten një investim i sigurt afatgjatë për pensionin dhe është e rëndësishme të shmangen vendimet e nxituara financiare për të cilat është dashur një jetë për t’i ndërtuar.

Nëse e ke menduar periudhën e pensionit, por akoma nuk je anëtarësuar në fondin e pensionit vullnetar në Credins Invest, ne mund të të ndihmojmë në prezantimin e mundësive për të projektuar siç duhet të ardhmen tënde. Vizito faqen tonë mbi fondin “Credins Pension” duke klikuar këtu: http://www.credinsinvest.com/index.php/sherbime/fondi-i-pensionit/ dhe mëso më shumë rreth mundësive më të mira për të ruajtur standardin e jetesës edhe gjatë moshës së pensionit.