Credins Invest mbështetës i aktiviteteve sportive dhe pjesmarrës në Gjysmë Maratonën e Tiranës 2018

E diela e 7 Tetorit në Tiranë ishte një ditë feste dhe për të dëshmuar kujdesin e veçantë të politikave të kompanisë sonë kundrejt çështjeve lokale dhe sociale, Credins Invest iu bashkua eventit më të rëndësishëm sportiv për qytetin e Tiranës, Gjysmë Maratonës së Tiranës, duke u veçuar në këtë mënyrë si partner zyrtar i komunitetit dhe çështjeve sociale që e prekin atë.

I gjithë stafi i Credins Invest u angazhua në suport të të gjithë vrapuesve që morën pjesë në edicionin e tretë të Gjysmë Martonës së Tiranës. Kjo ngjarje sportive e klasifikon kryeqytetin tonë në krah të qyteteve më të mëdha në botë. Vrapues të stafit te Credins Invest u angazhuan duke garuar në të dyja disiplinat e këtij eventi, në gjysmë maratonë dhe në 10.000 metra. Një suport moral i veçantë për të gjithë garuesit e disiplinës "Wee Too" u dha nga drejtuesit e kompanisë gjatë dhe pas garës.

Ashtu siç bëjmë çdo ditë në punën tonë, ku përkrahim klientët tanë drejt një të nesërme të sigurtë dhe një të ardhmeje të mirë projektuar, gjatë gjithë eventit ishim në përkrahje të të gjithë atyre që morën pjesë në garën e vrapimit për t’i shtyrë drejt finishit ku ata do të arrinin suksesin e tyre personal.

Që prej krijimit të saj, Credins Invest promovon evente të këtij lloji duke i dhënë një
vëmendje të veçantë promovimit të kulturës dhe sportit tek brezat e rinj dhe të çdo qytetari të Shqipërisë. Në këtë nismë, i gjithë stafi i Credins Invest u angazhua në mbështetjen e vlerave të solidaritetit dhe integrimit të shoqërisë shqiptare në tematika sociale.

Credins Invest
Projekto të ardhmen tënde!