Credins Invest mbeshtet #RrathëDhurues Shqipëri

Në kuadër të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit dhe grupeve në nevojë, në 04 Dhjetor 2018, Credins Invest mbështeti me kenaqësi eventin e organizuar nga Partneret Shqipëri, ankandin e parë të dhurimit “LIVE” – “Rrathë Dhurues” të zhvilluar pranë Hotel Rogner, Tiranë.
Ky event mblodhi për herë të parë në Shqipëri së bashku përfaqësues të lartë të sektorit të biznesit, komunitetit të donatorëve, institucioneve diplomatike, sektorit shtetëror, shoqërisë civile, medias, artit.
Eventi arriti me sukses të përmbushë dhe tejkalojë kërkesat për donacione të tre projekteve të paraqitura.